Ambasadori Zemaj i falënderon shtetet anëtare të NATO-s për mbështetjen ndaj Kosovës

Ambasadori Astrit Zemaj ka zhvilluar takimin e parë zyrtar në selinë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pas avancimit të statusit të Kosovës. Ai është takuar me sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Ruxandra Popa dhe zv. sekretarin e Përgjithshëm, Henrik Bliddal. Ambasadori i ka falënderuar të gjitha shtetet anëtare të kësaj aleance për mbështetjen ndaj Kosovës

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj dhe sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Ruxandra Popa

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar në selinë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pasi kjo asamble e miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.

Ambasadori Zemaj është takuar me sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Ruxandra Popa dhe zv. sekretarin e Përgjithshëm, Henrik Bliddal.

“Patëm një diskutim të shkëlqyeshëm dhe shkëmbyem urimet e ndërsjella për këtë të arritur madhështore dhe historike për vendin tonë, si dhe rikonfirmova ambicien strategjike të Kosovës për të avancuar me shpejtësi rrugën e saj të integrimit në NATO”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, në emër të institucioneve të vendit, i ka falënderuar të gjitha shtetet anëtare të NATO-s për mbështetjen ndaj Kosovës.

Kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni, ka bërë të ditur këtë të hënë se Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asociuar.

Lexo më shumë: Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës

“Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues. Letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë, por edhe të akterëve tjerë politikë në Beograd nuk ia dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit. Ju përcjell urimet më të përzemërta nga Sofje të Bullgarisë. I priftë e mbara Kosovës tonë!”, ka shkruar Hyseni.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika