Osmani: Prania e vullnetarëve të Korpusit të Paqes – shembull i ndritshëm i partneritetit Kosovë-ShBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtoreshën e Korpusit për Paqe (Peace Corps) të SHBA-së, Carol Spahn.

Në një konferencë të përbashkët për medie, Osmani ka thënë se Korpusi i Paqes këtë javë shënon 10-vjetorin e themelimit të misionit të tyre në Kosovë.

“Është gjithnjë kënaqësi të mirëpresim miqtë tanë amerikanë. Kemi diskutuar për misionin e jashtëzakonshëm të vullnetarëve amerikanë, bashkëpunimin Kosovë-SHBA, dhe nismat e ndryshme që kanë për qëllim përafrimin edhe më të madh të popujve tanë”, u shpreh ajo.

Sipas Osmanit, një raport i tillë ndërtohet, mirëmbahet dhe zhvillohet pikërisht si rezultat i lidhjes së fortë ndërmjet popujve të dy vendeve.

Ajo shtoi se një investim i tillë rezulton në impakt afatgjatë pozitiv në Kosovë.

“Prania e vullnetarëve të Korpusit të Paqes është shembull i ndritshëm i aleancës dhe thellësisë së partneritetit Kosovë-SHBA. Ky mision përgjatë 10 viteve ka ndihmuar dhe po vazhdon të ndihmojë me optimizëm, gjithpërfshirje, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë”, shtoi Osmani.

Nismat e tilla, sipas Osmanit, janë dëshmi e qëndrueshmërisë së palëkundur të bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Uroj që projektet dhe nismat e përbashkëta të shtohen edhe më shumë. Këto nisma janë dëshmi e qëndrueshmërisë së palëkundur të bashkëpunimit tonë si dhe potencialit të pakufishëm të qytetarëve tanë për të punuar krah për krah me njëri tjetrin”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika