Shqipëria mposhtet nga Izraeli në stadiumin “Air Albania” në Tiranë

Shqipëria u mposht me rezultatin 1-2 me përmbysje nga Izraeli, dhe komplikoi totalisht objektivin për të zënë vendin e parë në grupin 2 të Ligës B

Kombetarja e futbollit

Pas barazimit ndaj Islandës ditë më parë,  Shqipëria të premten e 10 qershorit u mposht 1-2 nga Izraeli në Tiranë. Kjo humbje mund t’i kushtojë shumë në luftën për vendin e parë  në grup, synim që shihej si real, sidomos pas përjashtimit të Rusisë nga gara.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 1-0 për Shqipërinë, me golin e vetëm që u shënua nga Armando Broja. Ky i fundit, u tregua i saktë nga penalltia e fituar nga Ivan Balliu.

Shqipëria ishte më e mirë në pjesën e parë, kurse në pjesën e dytë ka pasur një rënie drastike, gjë që i kushtoi me përmbysje të epërsisë dhe humbje të përballjes.

Ndërkaq, në pjesë e dytë të lojës, lojtarët e izraelitë barazuan rezultatin në minutën e 57 të lojës, ku goli i parë u shënua nga lojtari Manor Solomon. I njëjti, shënoi golin edhe në minutën e 73, duke çuar rezultatin në 1:2 për Izraelin.

Në minutën e 26 të lojës “Kuqezinjëve” u është anuluar një penalltia, si dhe një gol në minutën 76.

Shqipëria renditet e treta në Grupin 2 të Ligës B, me vetëm një pikë, teksa Izraeli është lider me katër pikë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika