Lekaj: Kemi alternativë për një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, që i kënaq kërkesat e serbëve

"Një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, Asociacionin kulturor... Aleanca ka një alternativë për krijimin e Asociacionit, por jo këtë Asociacionin që na i ka sjellë në tavolinë zoti Kurti"

Pal Lekaj, AAK

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një alternativë sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kështu të paktën deklaroi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili theksoi se ndryshe nga kryeministri, Albin Kurti, e kanë një alternativë për një Asociacionin pa kompetenca ekzekutive dhe që i kënaq kërkesat e serbëve të Kosovës.

Asociacioni i AAK-së do të jetë kulturor sipas Lekajt.

“Një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, Asociacionin kulturor… Aleanca ka një alternativë për krijimin e Asociacionit, por jo këtë Asociacionin që na i ka sjellë në tavolinë zoti Kurti. Por, një Asociacion që i përmbush ato rregulla e një Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, pa krijuar një nivel të tretë të pushteti.

Obligimet ndërkombëtare duhet të implementohet dhe duhet të jemi seriozë para atyre që i kemi thënë po, marrëveshjeve ndërkombëtare. Por duhet të jemi të vëmendshëm edhe në komunikim dhe në draft propozime. Ky e dini, apriori e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit, Aneksin e Ohrit. Po ka thënë që duhet me nënshkru së pari presidenti i Serbisë. Kjo ka qenë një lojë e Serbisë. Pasi nuk guxojmë të bimë në ujëra të tilla që e dëmton imazhin e Kosovës.

Ne si AAK kemi një alternativë, një Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Që e kënaq kërkesat e qytetarëve serbëve, që janë qytetarë të Kosovës, sa i përket anës kulturore dhe menaxhimit të asaj që e ka Plani i Athisarit”, ka thënë Lekaj në “FIVE” të Dukagjinit.

E zgjidhje e parë e partisë tjetër opozitare, LDK-së – nëse vjen në pushtet – do të jetë draft-statuti i Asociacionit, i cili, sipas deputetit Armend Zemaj, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Zgjidhja e parë dhe më e komplikuar që flitet është draft-statuti, ne e kemi thënë është obligim i Kosovës, i Qeverisë, dhe ai obligim bartet te Gjykata Kushtetuese, që mund me të përmirësu ose saktësu nëse ki prek në kompetencën kushtetuese, që ne kemi thënë jemi kundër Asociacionit me kompetencë ekzekutive. Dhe jo një Asociacioni që ofron bashkësi të komunave serbe, jo vetëmenaxhimin e Kurtit, ku e ka bërë lidhjen e çdo qytetari serb me Qeverinë e Serbisë. Po, bashkësi e komunave serbe si etnitet brenda Kushtetuese dhe brenda institucioneve të Republikës së Kosovës.

Po ta kishin kryer këtë detyrë, ta kishte përfunduar me përgjegjësi Qeveria Kurit, të mos merrej me patriotët e Facebook-ut dhe militantët e vet, Kosova do të ishte edhe anëtare e KiE-së edhe besa-besa do të ishte goxha e përafruar në integrime të tjera evropiane dhe atlantike”, ka thënë depteuteti i LDK-së Zemaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika