Një vit prej kur Zveçanin e mori “flaka” e protestuesve serb

Janë bërë sot një vit nga protestat e dhunshme të serbëve në komunën e Zveçanit, ku kishin mbetur të plagosur 93 pjesëtarë të KFOR-it, si edhe pjesëtarë të policisë e gazetarë. Tash pas një viti, kryetarët shqiptarë shprehen të kënaqur me gjendjen aktuale pavarësisht trazirave

Ushtarët e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR) përleshen me protestuesit lokalë serbë të Kosovës në Zveçan, 29 maj 2023, foto Reuters.

Marrja në dorë e udhëheqjes së Komunës së Zveçanit nga kryetari shqiptar, shkaktoi kundërshtim përtej protestës.

Ajo kaloi në përleshje ku si pasojë lëndime morën 93 pjesëtarë të KFOR-it e madje disave iu amputua edhe këmba.

E pas 365 ditëve nga këto ngjarje tragjike, vendi i njëjtë nuk duket ashtu.

Madje për shumë muaj brenda nuk e kryente detyrën as kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.

Tash ai është aty dhe thotë se situata t ka marr kahe totalisht tjetër. Për të mirë, sipas tij.

“Të them të vërtetën nuk e kam pritë për një kohë kaq të shkurtër të kthehen qytetarët. Kemi takime vazhdimisht me qytetarët. Kanë kërkesa, bashkëpunimi është shumë i mirë me qytetarët serb dmth ka ndryshu situata 100% se si ka qenë në vitin e kaluar me situatën e sotme, dmth sot është gjithçka ndryshe”, ka thënë Peci.

Ditën e sulmit në Zveçan në një situatë të pafavorshme ishin edhe gazetarët shqiptarë.

Një nga ta tregon që ata atë ditë u strehuan në një lokal të gastronomisë me pronar serb.

“Kemi qëndruar për orë të tëra brenda lokalit , pronari ka qenë I komunitetit serb, edhe brenda sa kemi qenë kemi përjetuar sulme nga persona me trupa të mëdhenj, me maska të cilët sulmonin edhe Policinë e Kosovës edhe KFOR-in dhe të gjithë gazetarët kemi qenë në një stres të madh”, ka thënë Venhar Isufi – Gazetar.

Pos Zvecanit , situatë jo të njëjtë por të tensionuar kishte edhe në Leposaviq.

Aty për disa muaj ishte ngujuar brenda kryetari shqiptar, Lulzim Hetemi të cilin të martën shkoi ta vizitoj  zv.drejtori i Policisë, Veton Elshani.

Sipas tyre, gjithçka po shkon mirë dhe pa probleme.

– Bashkëbisedimi i Veton Elshanit dhe Lulzim Hetemit

“-Erdha për një vjetorin se sot një vjet rend e ke pas.

-Jo more e kam harru krejt.

-Erdhëm në shpinë e juve

– Në shtëpinë e madhe”

Pas një viti kryetari Hetemi thotë se është i kënaqur me punën që po kryen komuna e tij dhe bashkëpunimi që kanë me komunitetin serb atje.

“Nuk mundem me përshkru si ka qenë, as vet nuk po mundem me besu se si është sot situata. Sikur dy botë të ndryshme. Sot është qetë dhe komuna është në funksion sikur të gjitha komunat e Kosovës”, ka thënë Hetemi.

Protestat para objekteve të komunave veriore erdhën pasi në krye të tyre erdhën zyrtarë të partive shqiptare sepse zgjedhjet u bojkotuan nga komuniteti serb.

Ata të Lëvizjes Vetëvendosje zgjodhën të kryejnë detyrën nga objektet zyrtare ndërsa ata të PDK-së nëpër objekte paralele.

Këta të fundit tash e një muaj kanë dal në objektet zyrtare të komunave të tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika