Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, edhe të enjten e 30 majit do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas njoftimit nga DHSK, seanca do të fillojë nga ora 09:00.
Edhe dje ka vazhduar dëshminë dëshmitari i 68-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), diplomati austriak, Jan Kickert.
Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, ka marrë disa vendime lidhur me dëshmitarët dhe provat që synon që të nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Vendimet kanë dalë si rrjedhojë e parashtrimeve në konferencën për ecurinë e çështjes gjyqësore të 27 majit 2024 në këtë rast.
Fillimisht, trupi gjykues urdhëroi ZPS-në që palët t’i njoftojë në mënyrë të hollësishme për të gjitha masat që do t’i ndërmarrin për shkurtimin dhe përshpejtimin e paraqitjes së provave të veta.
Trupi gjykues urdhëron ZPS-në që të përshpejtojë paraqitjen e provave në rastin Thaçi e të tjerët