Gjatë vizitës së tij në shtetin e Maqedonisë së Veriut, kancelari Scholz ka thënë se tashmë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, i kanë plotësuar kriteret për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Ai ka theksuar se, do të angazhohet që këto negociata të mos vonohen më shumë.
“Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria kanë merituar konkretisht këto negociata të fillojnë dhe jo edhe më tutje të prolongohen, ne do të angazhohemi për këtë , që të jetë e mundur kjo”, ka thënë Scholz.
Scholz e ka vlerësuar përpjekjen dhe arritjen e marrëveshjes në mes të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për ta ndryshuar emrin e shtetit, kjo e fundit.
“Vendi juaj ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave të anëtarësimit, i jam admiruar fuqisë dhe vullnetit politik që mundësoi marrëveshjen me Greqinë”, ka thënë ai.
Po ashtu, Scholz e ka falënderuar shtetin e Maqedonisë së Veriut, për qëndrimin që ka mbajtur në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. Sipas tij, ky qëndrim i përbashkët, është shumë i rëndësishëm.