Publikohet lista e Kosovës për miqësoren ndaj Norvegjisë, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Franco Foda ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Përfaqësuesen e Kosovës

Kosova do të luajë ndeshje miqësore me Norvegjinë në kryeqytetin e saj Oslo. Për këtë ndeshje përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka grumbulluar 23 futbollistë për këtë duel miqësor.

Në këtë përballje janë grumbulluar tre portierë: Arijanet Muric, Visar Bekaj dhe për herë të parë Mustafë Abdullahu që luan te Tirana.

Gjithashtu Foda ka ftuar shtatë mbrojtës si Mërgim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Amir Rrahmani, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada.

Sa i përket mesfushës sipas njoftimit shihen se janë grumbulluar vetëm katër futbollistë si Valon Berisha, Lindon Emërllahu, Blendi Idrizi dhe debutuesi Art Smakaj.

Ajo çfarë bie në sy më shumë është reparti ofensivë, këtu janë grumbulluar hiq më pak se nëntë futbollistë si Edon Zhegrova, Bernard Berisha, Vedat Muriqi, Altin Zeqiri, Drilon Hazrollaj, Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Muhamet Hyseni dhe Elbasan Rashani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika