Për shkaqe sigurie prindërit e Marigona Osmanit largohen nga Kosova

"Për shkaqe sigurie, familja e Marigona Osmanit janë larguar nga Kosova. Ata janë larguar më duket pasi Apeli e shpalli vendimin. Më shumë nuk kisha dashtë me fol", ka deklaruar Gazmend Rexhepi, avokat i familjes së Marigona Osmanit

Gazmend Rexhepi, avokati i familjes së Marigona Osmanit, ka thënë se prindërit e së ndjerës janë duke qëndruar jashtë Kosovës për shkaqe sigurie.

Rexhepi për Dukagjinin ka thënë se ata u larguan nga Kosova pas nisjes së rigjykimit ndaj të akuzuarve Dardan Krivaçës e Arbër Sejdiut, të dënuar nga Themelorja për vrasjen e Marigona Osmanit më 2021.

“Për shkaqe sigurie, familja e Marigona Osmanit janë larguar nga Kosova. Ata janë larguar më duket pasi Apeli e shpalli vendimin. Më shumë nuk kisha dashtë me fol”, ka deklaruar Rexhepi.

Ndryshe, Gjykata e Apelit e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt kundër Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, që ishin dënuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, duke e kthyer rastin në rigjykim.

Në gusht të vitit 2023, Krivaqa ishte dënuar me burgim të përjashtëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërkaq Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës “vrasje e rëndë”.

Por, Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe të mbrojtjes së dy të akuzuarve, e kishte kthyer çështjen në rigjykim.

18-vjeçarja, Marigona Osmani, ishte vrarë në gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaça.

Në aktgjykimin e Themelores qe theksuar se Krivaça, më 21 e 22 gusht të dy vjetëve më parë, për motive të xhelozisë e me vetëdije, ka ushtruar dhunë ekstreme ndaj së ndjerës Osmani, me të cilën po bashkëjetonte në banesën e tij.

Dhe se për dy ditë radhazi, ai me një shkop druri e kishte goditur viktimën vazhdimisht në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar dhimbje të mëdha fizike e psikike, të cilat është konstatuar se ia kanë shkaktuar vdekjen.

Dy të akuzuarit qenë liruar nga akuza për dhunim, pasi gjykata nuk kishte arritur që ta konstatojë dhunimin me asnjë provë.

Familjarët e viktimës ishin ankuar se dënimi i Sejdiut ishte i ulët.

Rasti pati tronditur opinionin publik.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika