Banaliteti i së keqes: Për një “Golf III” të njëmijë eurove përfunduan tre të plagosur në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka para pak kohësh ndodhur në Pejë, ku një sherr i nisur për një veturë Golf III përfundoi me tre persona të plagosur.

Koncepti, banaliteti i së keqes, i zhvilluar nga filozofja franceze, Hannah Arendt, mund ta kapërthejë më së miri ngjarjen e ndodhur para disa ditësh në Pejë, ku mbetën të plagosur rënë tre persona.

Banaliteti i së keqes nuk nënkupton se krimet dhe vrasjet më monstruoze në botë bëhen nga monstra demonik, por se e keqja e madhe mund të realizohet nga njerëz të zakonshëm, nga paaftësia e tyre për të reflektuar në mënyrë kritike e moral.

E arsyeja e nisjes së këtij sherri në Pejë është krejtësisht e zbrazët nga ndonjë argumentim logjik, por rrjedhojë e një paaftësie kritike të të menduarit.

Sherri që përfundoi me tre të plagosur në qendër të qytetit dyshohet se nisi për një veturë Golf lll.

Për këtë kanë diskutuar edhe në “Rreth e Rrotull”, ku edhe avokati Asdren Gashi e cilësoi si banale nisjen  sherrit dhe kërkoi që të merren reagime adekuate për parandalimin e rasteve të tilla.

“Pavarësish reagimeve, këto raste kanë me ndodh prapë, po duhet që të jenë adekuate dhe të mos përsërisin. Ajo cka më la përshyptje është që aryseja pse ka ndohur ky rast është krejtësisht banale. Shitblerja e një veturë Gol 3, e cila nuk mund të vlejë më shumë se një mijë euro, dhe për një veturë e cila ka e ka një vlerë shumë të vogël apo për arsye të shitblerjes së saj të ndodhë një rast ngjarje me pasoja të rënda është e arsyeshme, e papranueshme. Dhe mendoj ë edhe i person që e ka kryer këtë vepër penale dy minuta më vonë është penduar çka ka bërë”, ka thënë Gashi.

Për këtë rast ka folur edhe gazetari Liridon LLozani, i cili ka raportuar për këtë rast që nga fillimi dhe ka ndarë/raportuar detaje nga dokumenti për kërkesën për paraburgim.

Raportimet: 21 vjeçari që i plagosi tre persona në Pejë planifikonte arratisje nga Kosova/ Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një “Golf lll”

“Ndoshta mund të jetë një shkak banal. E përmendi dhe avokati është banale një diskutim për një veturë që ka vlerë të një mijë euro me përfundu me tre të plagosur. Prindi është në gjendje pavetëdije, vëllai është gjenda relativisht stabile, por gjendja shëndetësore edhe aspektet tjera janë nda me publikun…”, ka thënë Llozani.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika