“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Zyrtari i Policisë së Kosovës nga drejtoria në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se hetimet janë duke u zhvilluar për serbin i cili u arrestua sot në veri.

Ai, në “Five”, tha se ai ka pasur identitet të dyfishtë, një me dokumente të Kosovës dhe një me të Serbisë.

“Mund ta konfirmoj që ka pasur identitet të dyfishtë së paku, njëra me dokument të Serbisë dhe njëra nga Kosova. Provat mund të na dërgojnë diku tjetër, njëherë s’mund të lëshohemi në deklarata”, tha ai.

Sipas tij, është e rëndësishme të kuptohet se si e ka marrë identitetin e dytë.

“Kudo që hetimet na dërgojnë shkojmë, është me rëndësi si e ka marrë identitetin e dytë, ka mundësi për vjedhje të identitetit… ka mundësi që për legalizim të përmbajtës së rreme”, u shpreh Elshani.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika