Kek me mollë

Recetat e shpejta janë ato më të preferuarat, mirëpo, ato që marrin shumë kohë shijojnë po aq. Recetën e mëposhtme mund ta realizoni brenda 40 minutave.
PËRBËRËSIT:
  • 3 kokrra vezë
  • 100 gr gjalpë
  • 150 gr sheqer
  • 300 gr miell
  • 1 lugë çaji pluhur për pjekje
  • 4 kokrra mollë
  • ½ lëng limoni
  • 2 lugë gjelle sheqer për mollët
  • Sheqer vanilje
PËRGATITJA:

Në një tas fillimisht shtoni vezët me sheqerin, i rrihni me mikser elektrik derisa sheqeri të shkrihet dhe veza të bëhet kremoze. Shtoni gjalpin e shkrirë dhe të ftohur, i përzieni së bashku duke shtuar pak nga pak miellin e situr dhe  pluhurin pjekës. Masa që është krijuar e shtroni në një tavë keku.

Ndërkohë qëroni mollët, i prisni ato në feta me trashësi mesatare dhe i përzieni me lëng limoni, 2 lugë sheqer, vanilje dhe pak kanellë. Mbuloni komplet tavën e kekut me feta molle në formë rrethore dhe e vendoseni atë në furrën e parangrohur në 180 gradë Celsius për 35-40 minuta. Pasi keku të ftohet, mund ta pudrosni me sheqer pluhur sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

 

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika