Rreziku i arratisjes e pengim i dëshmitarëve, shkak i vazhdimit të paraburgimit për Thaçin

Rreziku i arratisjes por edhe ndikimi në dëshmitarë, për shkak se tashmë ka precedent që të akuzuarit në Hagë kanë ndarë informacione të klasifikuara me palë të treta, ka ndikuar që Gjykata të mos bindet se Hashim Thaçi dhe të tjerët mund të mbrohen në liri.

Jo gjykimit në liri, e po vazhdimit të paraburgimit i ka thënë edhe një herë tjetër Gjykata Speciale, kërkesës që ish-krerët e UÇK-së e patën që të gjykohen jashtë qendrës të paraburgimit të Hagës.

Pretendimeve të prokurorisë që te akuzuarit në Hagë mund të kryejnë vepra penale të tjera po i beson Gjykata, përderisa zëdhënësi i këtij institucioni thotë se të njëjtit edhe mund të arratisen.

“Trupi gjykues çdo dy muaj duhet të vlerësojnë nëse arsyet justifikojnë dënimin e të akuzuarit ato duhet te vlerësojnë nëse ekziston rreziku se personi do të arratiset, nëse do te pengojnë drejtësinë ose rrezikojnë që i akuzuari të bëjë krime tjera, të gjitha këto rishikime bëhen çdo dy muaj. Deri tani trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rreziku i pengimit te vazhdimësisë dhe mundësisë për krime tjera. Ka pasur indikacione, të dhëna që disa gjëra janë komunikuar në dhomën e dënimit për dëshmitarë të mbrojtur dhe deri më tani gjykatësit thonë se ekziston rreziku që i akuzuari mund të pengoj procesin dhe të kryej krime tjera”, tha Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara.

Por, sipas monitoruesve të këtyre proceseve, paraburgimi nuk është gjithmonë masë e nevojshme.

“Kryesisht informatat që i posedojnë të akuzuarit e ato informata mund ti ndajnë me personat e tretë, psh identitetit i dëshmitarëve, kështu sipas prokurorisë përmes këtyre informatave ata mund të ndikojnë edhe tek dëshmitarët. Ashtu siç konkludohet me ngritjen e dy tre aktakuzave për pengimin e administrimit të procedurës“, tha Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Zëdhënësi i Gjykatës është pyetur edhe për shqetësimet që të akuzuarit kanë ngritur për kohëzgjatjen e gjykimit, për çka tha se nuk dëshiron të spekulojë por se Prokuroria po punon që rastin ta mbyll në kohën e paraparë.

“Nuk do te doja të spekuloja rreth kësaj por ajo çka kemi dëgjuar se fundmi gjatë kësaj jave në sallën e gjyqit, kemi dëgjuar gjykatësit duke pyetur nëse dhe si po planifikojnë të përfundojnë rastin e tyre përgjatë këtij afati dhe kemi dëgjuar prokurorinë duke thënë se ende janë duke punuar drejt afatit të dhënë për prill të vitit 2024 por ata gjithashtu kanë thënë se kanë kërkuar reduktimin dhe përshpejtimin në ecjen e dëshmive”, tha Doyle.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika