Analisti i çështjeve politike, Dardan Gashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, tentoi ta rrëzojë veten nga pushteti, por dështoi.
Ai, në “Debat Plus”, tha se “Albin Kurti ka dështu me rrëzu veten, kjo vetëm Albin Kurtit i ndodh. Mundohet me rrëzu veten e s’mundet. Me dhënë dorëheqje nuk don”.
Gashi tha se Kurtin nuk e dëgjon as grupi parlamentar i VV-së.
“S’është në gjendje me rrëzu veten e me shpërbë Kuvendit. Albin Kurti nuk është në gjendje grupin parlamentar me mbajtë, as me shpërnda Kuvendin”, tha ai.