Gashi: ShBA-ja planifikoi ta fusë Kurtin në një listë të padëshirueshme, Osmani e shpëtoi

Astrit Gashi

Analisti politik, Astrit Gashi, në “Debat Plus”, ka thënë se ka informata nga vetë kabineti i presidentes, Vjosa Osmani, se ShBA-ja kishte planifikuar ta fuste kryeministrin, Albin Kurti, në “një listë të padëshiruar”.

Sipas Gashit, ishte presidentja Osmani ajo e cila luajti rolin kyq që kjo të mos ndodhte.

“Personalisht mua më kanë thënë kabineti, rolin kyç që mos me ardhë te e keqja më e madhe që kryeministri i Kosovës mundet me hi në një listë të papëlqyeshme që kryeministri mos me shty vendimin për targa, rolin kryesor për të mos ndodhë kjo e ka luajt Vjosa Osmani. Kërcënimi ka qenë shumë i rëndë. Ka shku edhe përmes Vjosa Osmanit, ka neutralizu sa ka mujt aty Vjosa Osmani, që të mos ndodhë ajo punë”, tha ai.

Gashi tha se dallimet në mes tyre datojnë që moti, kur Kurti e kishte të preferuar Mirosllav Lajçakun e Osmani jo.

“Dallimi mes tyre ka vazhdu ndër kohë. Në kohën kur Lajçak ka qenë i preferum, ka shpresu Kurti në të, për Vjosa Osmani ka bërë me dije tërthorazi që ka pasur dyshime në Lajçakun. E ka konsideru naiv besimin e Qeverisë në Lajçakun. Vjosa Osmani ka dërgu sinjale që marrëveshja e Brukselit s’ka qenë e mirë. Me gjasë, nuk ka pasur pajtueshmëri as për kryetarët në objekte vendosjen e tyre. Në shtator, Vjosa Osmani kthehet nga ShBA me disa premtime nga ShBA-të dhe premtime të saj për ShBA-të. Si u kthy, ka thënë se Kosova duhet me draftu statutin e Asociacionit në disa pika bashkë me ShBA”, tha ai.

“Osmani ka qenë optimiste që Kurtin me futë në atë proces. E di nga dora e parë. Pastaj vjen ky drafti që Kurti i tha po. Në ditën e shënimit të pavarësisë, Vjosa Osmani, në njëfarë forme sugjeron që drafti me u dërgu në Kushtetuese”, vijoi ai.

Sipas Gashit, në një moment Kurti ka kërkuar nga Osmani që të shkojë vetë ai në disa takime ku ka qenë e thirrur ajo.

“Prej shtatorit e tetorit të vitit të kaluar, Kurti ka fillu me pas një problem me Osmanin. Roli i saj në politikën e jashtme. Zyrtarë të VV-së më kanë thënë që kemi kuptu që ajo ka kompetenca, ajo po shkon gjithkah e ne jo. Në një moment Kurti i ka thënë në disa vizita që po shkon ti a mundesh mem lan me shku mu. Problemi është që Vjosën e kanë thirrë më shumë se Albinin”, tha ai

Gashit tha se te VV-ja ka një bindje që presidentja Osmani ka shumë kompetenca në politikën e jashtme.

“Ka një bindje te VV-ja që duhet me i shiku edhe kompetencat e presidentes, sepse ajo ka zhvillu më shumë takime se edhe Thaçi, ka marrë rol më të rëndësishëm”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika