Trump bëhet presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale

Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e regjistrave biznesore, duke u bërë kështu ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e regjistrave biznesore të kompanisë së tij, duke u bërë presidenti apo ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për një vepër penale.

Pas dy ditë diskutimesh, juria prej 12 anëtarësh e shpalli Trumpin fajtor për të gjitha 34 akuzat.

Falsifikimi i regjistrave kishte për qëllim ndikimin jashtëligjshëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 përmes pagesave për heshtjen e aktores së pornografisë, Stormy Daniels, e cila pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin në vitin 2006.

Falsifikimi i regjistrave biznesore mund të dënohet deri me katër vjet burgim, por ende nuk është e qartë nëse prokurorët do të kërkojnë burgim për Trumpin dhe çfarë do të vendosë gjykatësi në këtë rast.

Ky dënim, madje edhe një dënim i mundshëm me burg, nuk do ta pengojë Trumpin të vazhdojë garën për president të Shteteve të Bashkuara.

Gjykimi ndaj tij nisi në prill dhe gjykatësi Juan Merchan ka caktuar datën 11 korrik për shpalljen e dënimit.

Trump pritet të nominohet formalisht si kandidat për president nga Partia Republikane në korrik, pak ditë pas shpalljes së dënimit.

Ai ka qëndruar i palëkundur para vendimit të jurisë, duke pretenduar se është “njeri i ndershëm” dhe se “aktgjykimi i vërtetë do të jepet nga populli më 5 nëntor”, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale.

Ekipi i tij ligjor pritet të apelojë vendimin.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika