Është arrestuar një i dyshuar në Gjakovë dhe të njëjtit i është konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë).
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, në orën 09:30.
“Rr. Normalja e Gjakovës, Gjakovë 30.05.2024, 09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur se i dyshuari mashkull kosovar mbante në dorë dhe e ekspozonte një mjet të mprehtë (thikë). I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar mjeti i dyshuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.