Tashmë është arrestuar një person që ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se ky person është arrestuar në Rudar të Mitrovicës së Veriut, gjatë ditës së djeshme.
“Rudar, Mitrovicë Veri 30.05.2024, 18:35. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar i kërkuari kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin policor.