Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv.drejtori, Alket Shatro gjatë ditës së sotme e kanë vizituar avokatin Sokol Mëngjesi në Spitalin e Traumës.
Gjendja shëndetësore e avokatit, i cili njihej nga publiku edhe sipërfaqësuesi ligjor i ish-kryeministrit Sali Berisha, paraqitet e rëndë.
Ai u godit mëngjesin e 29 majit me sende të forta në kokë, nga tre persona në zonën e ish-bllokut teksa çonte në kopsht djali e tij./Euronews.al
Lexo më shumë: Avokati i Sali Berishës sulmohet nga tre persona
Policia ka nisur hetimet për t’i identifikuar autorët.