Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, e ka vizituar ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, me rastin e ditëlindjes së tij.
Ismaili tha se Veselit me rastin e ditëlindjes ia përcolli urimet e qytetarëve të Kosovës, ku sipas tij, Veseli ishte falënderues dhe mirënjohjes ndaj secilit.
“Qoftë kjo vizita ime e fundit te ti në Hagë me rastin e ditëlindjes. Të radhës, uroj që ta festojmë bashkë në Kosovë. Urime – Kadri Veseli”, ka shkruar Ismaili.
Veseli po vazhdon të mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku mbi të sikur edhe ndaj Thaçit, Selimit e Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Urim për Veselin ka bërë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ai, në një postim në Facebook, e ka uruar ish-kryeparlamentarin me mbishkrimin ” Urime ditëlindja, kryetar. Dielli do të lindë përsëri”.