Policia ushtarake ngrit kapacitetet e mbështetjes luftarake

Sipas FSK-së, këto kapacitete janë ngritur konform objektivave të komandantit të FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e territorit të Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të FSK-së, është trajnuar dhe certifikuar togu i mbështetjes luftarake.

Sipas FSK-së, këto kapacitete janë ngritur konform objektivave të komandantit të FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e territorit të Kosovës.

“Togu është i gatshëm të operojë në ambiente operacionale të ndryshme dhe të kryejë një gamë të gjerë detyrash brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu janë certifikuar pjesëtarët nga kursi bazik për Polici Ushtarake, i cili është organizuar nën mbikëqyrjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika