Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shpërndau një video ku ironizohej me opozitën.
Bajrami ka thënë se Albulena Haxhiu është ministre e skandaleve dhe e “vetingu të dështuar”.
“Prapë me video? Prapë për të gjithë? Edhe për ata me të cilët darkuat? Pasi i dështoi nisma shefit të saj për ta instrumentalizuar tërë opozitën, Albulena Haxhiu e skandaleve me djegien e Instititutit të Mjekësisë Ligjore, minstrja e vetingut të dështuar sërish e paska nis fushatë me video kundër opozitës”, ka shkruar ajo.
Bajrami theksoi se Haxhiu e ka të pamundur të flasë për ndonjë sukses të Qeverisë dhe prandaj sipas saj prodhon video.
“Albulena Haxhiu në pamundësi të shkruajë e flasë për ndonjë sukses të Qeverisë, ajo prodhon video pasi i dështoi partia të çojë vendin në zgjedhje duke u viktimizuar”, tha ai.
Sipas deputetes së LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë pushtetin me gënjeshtra e propaganda.
“Me mashtrime, me gënjeshtra, me propagandë e keni marrë pushtetin. Mirëpo, qytetarët po kërkojnë llogari dhe projekte, e premtimet që i keni dhënë. Pranoni që keni dështu sepse tashmë kjo është fakt. Dorëhiquni!”, tha ajo.