Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë së premtes e ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Për këtë takim, Presidenca turke ka dalë me një njoftim, ku thuhet se është diskutuar për marrëdhëniet në mes të Kosovës e Turqisë, gjendjen në Lindje të Mesme dhe çështje të tjera rajonale e globale.
“Erdogan tha se mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës do të vazhdojë në çdo fushë, se priten hapa nga Kosova, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe se është i mirëseardhur fillimi i zbutjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se është e rëndësishme që të sigurohet progres konkret lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftim.
Për këtë takim ka shkruar edhe Kurti, i cili ka shkruar në X se me presidentin turk kanë biseduar për mundësitë e reja bashkëpunuese në fushën ekonomike dhe atë të mbrojtjes.
“Sot u mirëprita në Ankara nga Presidenti Erdogan Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe në fushën mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve”, ka shkruar Kurti.
Today I was welcomed in Ankara by President @RTErdogan. We discussed bilateral relations & new opportunities for economic and defense cooperation. On Monday the first economic forum for businesses from 🇽🇰 and 🇹🇷 will be held, providing a chance to deepen ties & boost investments. pic.twitter.com/RYHvZh43Vv
— Albin Kurti (@albinkurti) May 31, 2024