Një shtease e Suedisë është arrestuar në Prishtinë pasi më 27 maj mori një veturë nga një autosallon dhe nuk e ktheu.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Me 31.05.2024 është arrestuar e dyshuara femër shtetas e Suedisë, pasi që e njëjta me 27.05.2024 në auto sallonin e ankuesit mashkull kosovar, i ka marr veturën me targa vendore dhe nuk ia ka kthyer. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.