Sot 1 qershori – Dita ndërkombëtare e Fëmijëve do të shënohet me disa aktivitete në Kosovë.
Duke filluar nga ora 10:00, Komuna e Prishtinës do të mbajë seancë solemne.
Po ashtu me këtë rast, komuna do të organizojë aktivitete të ndryshme për fëmijë, si ngjyrosje të fytyrës, maskota, shpërndarje të balonave e vëzhgim i dielllit nga Klubi i Astronomisë.
Ndërsa në ora 11:00, Save the Children Kosova në partneritet me Komunën e Prishtinës, Ambasadën Gjermane në Kosovë, organizojnë ngjarjen festive e edukative për fëmijë.
Para Teatrit Kombëtar, në ora 12:00, Grupi i Studentëve të Fakultetit të Edukimit, UP, organizon një manifestim paqësor me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, në përkujtim të 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë.
Në Sheshet “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga ora 12:00 do të Mbahet Parada e Fëmijëve.
Po ashtu në ora 13:00 do të mbahet Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.
Me këtë rast do të lansohet Platforma për të Drejtat e Fëmijëve, aprovohet Raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, si dhe do të diskutohet për jetësimin e të drejtave të fëmijëve.
E nga ora 13:00 deri në ora 16:30, në Prishtinë do mbahet koncert me këngë, vallëzim e balet, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Fëmijëve në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Po ashtu edhe në Ferizaj do të ketë aktivitete për fëmijët e ato do organizohen nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.