A ateroi “Air Serbia” në aeroportin e Prishtinës?

Kompanisë ajrore, “Chair Airlines”  (Air Prishtina), dyshohet t’i ketë dalë telashe me aeroplanët me të cilët operon zakonisht.

Më 31 maj, dyshohet se kompania “Chair Airlines”  (Air Prishtina) pati probleme teknike me aeroplanin e saj dhe i është dashur të marrë një aeroplan ‘leasing’ (me qira) nga kompania lituaneze, “GetJet Airlines”, e cila dyshohet tia ketë sjellë një aeroplan të kompanisë serbe me bazë në Beograd, “Air Serbia”.

Ne këtë rast firma lituaneze dyshohet të ketë përdorur për fluturim aeroplanin e “Air Serbia” dhe kështu më 31 maj, 2 fluturime dyshohet të jenë zhvilluar me ketë aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas dyshimeve të ngritura, kjo me gjasë është hera e parë që një aeroplan i kompanisë serbe “Air Serbia” ka ateruar në pistën e Aeroportit të Prishtinës me emrin “Adem Jashari”.

Çfarë u tha nga kompania?

Se një gjë e tillë ka ndodhur u mohua nga kompania gjegjëse, Air Prishtina.

Visar Rexhepi, zëdhënës i mediave në kompaninë “AirPrishtina” në një përgjigje për Dukagjinin e ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Sipas tij, keqkuptimi mund të ketë ndodhur në konfigurimet në Flight Radar dhe se një gjë e tillë nuk qëndron pasi siç thotë ai mbi 800 udhëtarë kanë qenë në këtë fluturim dhe nëse do kishte diçka do ishte raportuar.

“Ne kemi qenë në kontakt me Autoritetin e Aviacionit Civil, ne këtë e kemi sqaruar me dokumentacion të plotë, me gjithçka, me numër fluturimi, me emër të kompanisë, është lituaneze nuk ka lidhje me Air Serbia. Këtë e kanë konfirmuar edhe Aviacioni Civil. Ne i kemi komunikimet me shkrim. Keqkuptimi është me Flightradar, ne nuk e dimë pse është nxjerrë ashtu. Aeroplani që ka ardh nga Baseli i ka pasë dy rotacione, Basel-Prishtinë, Prishtinë-Basel, i ka pasë mbi 800 udhëtarë, po të kishte diçka do të kishte reagime edhe nga qytetarët, tash janë rrjetet sociale nuk presin as 2 orë dhe shpërndajnë gjithçka”, ka deklaruar Rexhepi për Dukagjinin.

Evidenca sipas programit FlightRadar

……………………………………………………………………………

Kompania ajrore CHAIR / Drejtoreshë, Leyla Ibrahimi-Salahi / Tour operatoret / Airprishtina / Reisebüro Prishtina / Airmunich / Mysky

31.05.2024

06:00 Basel-Prishtinë

Fluturimi GM610

Realizohet me aeroplani numri regjistrimit: LYMAL Air Serbia

31.05.2024

11:45 Basel-Prishtinë

Fluturimi GM612

Realizohet me aeroplanin numri regjistrimit: LYMAL Air Serbia

31.05.2024

08:50 Prishtinë-Basel

Fluturimi GM611

Realizohet me aeroplanin: LYMAL Air Serbia

31.05.2024

14:30 Prishtinë-Basel

Fluturimi GM1613

Realizohet me aeroplanin: LYMAL Air Serbia

Portali Dukagjini ka dërguar pyetje tek Autoriteti i Aviacionit Civil për të kërkuar dokumentacionin dhe evidencat në lidhje me fluturimet që janë realizuar më 31 maj nga kompania “Air Prishtina” për të vërtetuar nëse një gjë e tillë ka ndodhur dhe do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

Po ashtu Portali Dukagjini ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës për të konfirmuar një gjë të tillë por të njëjtit deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika