Gërmimet e KEK-ut në Sibofc e Shipitullë, banorët kërkojnë të zhvendosen

Banorët e fshatit Sibofc e Shipitullë kanë qënduar me orë të tëra tek zona e re e gërmimeve të KEK-ut në këto dy fshatra. Pas bllokimit të një zone që u mundësonte arritjen më të shpejtë në komunë, banorët thonë se jeta u është vështirësuar, si nga kushtet edhe nga shëndeti. Gjersa në faj lënë institucionet, të njëjtat kanë heshtur për problemin e tyre

Është rruga e cila nga fshati Sibofc të mundëson të arrish për dhjetë minuta në Komunën e Obiliqit.

Por që nga e premtja e kaluar, kjo rrugë është barrikaduar nga KEK-u, nga dheu i një prone private ngjitur me rrugën e bllokuar.

Kjo rrugë shënjon “kufirin” e re të zonës në të cilën KEK-u ka zgjeruar gërmimet për thëngjill e nga ana tjetër e saj, janë vendosur katër të tjera.

Për të arritur në komunën e Obiliqit, banorëve të Sibofcit u është lënë një rrugë alternative rreth 10 km më e gjatë, çka për banorët po konsiderohet problem.

“Jemi të bllokuar prej të premtes, diku 25 nxënës s’kanë shku në shkollë. Na e kanë zgat rrugën për 10 km. Nuk jemi për ta bllokuar shtetin, por le të na bëjnë zgjidhje s’pari. Jemi pa zgjidhje dhe nuk merret kush me këtë, ka thënë Afrim Mexhuani, banor i fshatit Sibovc.

Por fshati Sibofc nuk mbetet i vetmi fshat që po dëmtohet nga gërmimet të cilat po vazhdojnë deri pas mesnate.

Shtëpia e Afrim Mjekiqit nga fshati Shipitullë gjendet rreth 100 metra larg vendgërmimit. E përpos shëndetit, e vështirë për të është bërë edhe jetesa.

“Kemi mbet pa tokë bujqësore, edhe ujin po na e ngreh poshtë, tash kemi mbet. Zhurmë ka sa t’dush, pluhur, gazep sa dush. Jemi t’interesuar vetëm të na zhvendosin. Fëmija jonë jetojnë pa punë e i shikojnë prej fshatit, jemi t’interesuar edhe punësimit të na e bëjnë”, është shprehur Afrim Mjekiqi, banor i fshatit Shipitullë.

Njësoj shprehen edhe të tjerë të cilët, kanë qëndruar me orë tek vendpunimi gjatë të enjtes.

“95 përqind e tokës bujqësore mirret edhe jeta veç po bohet e pajetushme. Këtu po bëhet gjendja më e vështirë se në Hade. Vazhdojnë me i rrejt e s’merr kërkush asnjë veprim. Kërkesa jonë primare e adresuar ka qenë që komplet fshati të zhvendoset”, ka deklaruar për Dukagjini banori i fshatit Shipitullë Adnan Mjekiqi.

E gishtin e fajit, banorët e kësaj zone që sipas tyre ende nuk është shpronësuar, e kanë drejtuar tek komuna e Obiliqit, Ministria e Mjedisit dhe KEK-u.

Por specifikisht, banorët shprehen të zhgënjyer me kryetarin e komunës, Xhafer Gashi.

“Kur ka pasur zgjedhje thoshte se qoftë nevoja, do vi me ju para bagerave. Thotë se LVV po na detyron të bëjmë protesta e LVV mendon se po detyron Gashi. Banorët e fshatit shipitullë janë apolitikë. Nesër të bëhen zgjedhjet komunale, asnjë s’dalim” ka deklaruar banori tjetër i fshatit Shipitullë, Arsim Mjeku.

Televizioni është përpjekur të kontaktojë me kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi për të kuptuar nëse i njëjti, do pranojë të takohet me banorët.

Por, ai ka qenë i pa qasshëm në telefon.

Ndërkaq nga Ministria, përgjegjësinë ia hedhin KEK-ut, duke thënë se ata janë përgjegjës edhe për zhvendosjen e banorëve por edhe për vlerësim, kompensim e shqyrtim të ankesave.

Procesi i marrjes së tokave në Zonën “Fusha e Mihjes së Re’’ ZK Shipitullë, Sibovc etj  Komuna e Obiliqit, është duke u bërë nga KEK-sh.a, përmes Dokumentit “Korniza e Politikave për Zhvendosje (KPZh) për zonën Fusha e Mihjes së Re të Republikës së Kosovës’’. Sipas kësaj Kornize, KEK-sh.a, është përgjegjëse për zhvendosjen  e banorëve, marrjen e pronave, vlerësim, kompenzim, shqyrtim të ankesave e çështje tjera dhe për të gjitha këto KEK-sh.a, ka hartuar  dokumentin “Plani i Veprimit të Zhvendosjes për Zonat Kadastrale të një pjese të fshatrave Hade, Palaj, Sibovc, Shipitullë dhe Leshkoshiq – KK Obiliq’’, i cili duhet duhet të përmbajë çdo detal në lidhje me zhvendosjen e banorëve dhe marrjen e pronave. Sipas Dokumentit “Korniza e Politikave për Zhvendosje (KPZh) për zonën Fusha e Mihjes së Re të Republikës së Kosovës’’, Departamenti i Shpronësimit është kompetent  vetëm miratimin e dokumentit “Plani i Veprimit për Zhvendosje’’.

Lidhur me çështjen, KEK-u nuk i ka kthyer përgjigje televizionit.

Në fshatin Shipitullë, sipas banorëve kanë mbetur rreth 50 shtëpi, nga mbi 600 banorë sa kishin qenë të regjistruar në vitin 2010.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika