Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë kontrolluar shtatë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjilanit.
Kjo, pas informatave për tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë e argjendtarive, me ç’rast janë arrestuar edhe gjashtë persona, që janë dërguar në mbajtje.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur e sekuestruar përkohësisht 33 kilogramë e 310 gramë ari, 14 mijë e 650 euro dhe 9720 franga zvicerane.
“Gjilan, 01.06.2024-15:00. Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Policisë së Kosovës në koordinim me Doganën e Kosovës pas pranimit dhe verifikimit të informatës për dyshim për Tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, kanë ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e Gjilanit duke kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14.650.00€ dhe 9.720.00 franga zvicerane. Lidhur me rasti janë arrestuar gjashtë(6) persona të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.