Zgjedhjet në Luginë, Mustafi: Të kemi më shumë Kosovë e Shqipëri në Bujanoc

Pas votimit në qendrën e votimit në Tërnoc, Ragmi Mustafi është shprehur se Bujanoci dhe shqiptarët meritojnë shumë më mirë

Ragmi Mustafi, kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Kandidati për kryetar të Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafi ka ftuar të gjithë shqiptarët në Komunën e Bujanocit që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë me mendje dhe me zemër.

Pas votimit në qendrën e votimit në Tërnoc, Mustafi është shprehur se Bujanoci dhe shqiptarët meritojnë shumë më mirë.

“Sot në ora 09:00 unë votova në vendvotimin tek çerdhja. Ftoj të gjithë shqiptarët në Komunën e Bujanocit, sot ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, të vendosin dhe të votojnë me mendjen dhe zemër. Është e rëndësishme që në mënyrë masovike të dilet dhe të vendoset për më të mirët. Ne besojmë që Bujanoci meriton më shumë, komuna meriton më mirë, shqiptarët meritojnë shumë më mirë”, është shprehur Mustafi.

I pyetur se për çfarë kanë nevojë më shumë qytetarët e Bujanocit, Mustafi ka thënë se duan të ruajnë dhe të mbrojnë identitetin kombëtar dhe të ketë zhvillim politik, ekonomik dhe social.

“Është ruajtja, mbrojtja e identitetit kombëtarë, në radhë të dytë zhvillimi i gjithmbarshëm politik, ekonomik dhe social dhe ne konsiderojmë që me mendjen dhe zemër do të kemi më shumë Kosovë dhe më shumë Shqipëri edhe në Bujanoc”, ka thënë Mustafi.

Gjithashtu, ai ka thënë se presin një intensifikim të marrëdhënieve edhe me Qeverinë e Shqipërisë, pasi që kanë nevojë për mbështetje financiare për projekte dhe programe të cilat janë të nevojshme për qytetarët e Komunës së Bujanocit.

“Ne presim intensifikim të marrëdhënieve edhe me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, e cila do të duhej t’i bashkohej jo vetëm me mbështetje morale, por edhe me mbështetjen e nevojshme financiare për projekte dhe programe të cilat janë të nevojshme për qytetarët e Komunës së Bujanocit”, ka shtuar ai.

Kandidatë për kryetarë të Komunës së Bujanocit, përveç Mustafit, janë edhe kryetari i PD-së, kryetari aktual i komunës, Nagip Arifi, Shqiprim Musliu i LPD-së, si dhe Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim./kp/

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika