Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, që është e Parisë për Veprim Demokratik, u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Në një postim në Facebook, Sinani tha se sot te kutia e votimit do ta kenë mendjen tek përcaktimi i përzgjedhjes së atyre që punojnë me zemër për vendin.
“Bashkë me Kotin e Lisin. Sot, është dita kur vendoset për qeverisjen e ardhshme komunale. Vendoset për 4 vitet që i kemi përpara. Sot, është dita kur të gjithë bashkë duhet të angazhohemi që të dalim masivisht e ta shfrytëzojmë të drejtën e votës. Andaj, ju ftoj edhe njëherë që ta shfrytëzoni këtë të drejtë e të dilni të votoni! Të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, sot te kutia e votimit do ta kenë mendjen tek përcaktimi i përzgjedhjes së atyre që punojnë me zemër për vendin tonë. Me fat!”, ka shkruar Sinani.