Kurti: Kosova e Turqia të avancojnë bashkëpunimin në ekonomi e siguri

Gjatë qëndrimit në Turqi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim me komunitetin e mërgatës “Qendra Kulturore në Zeytinburnu/Zeytinburnu Kültür Merkezi”.

Para të pranishmëve, Kurti potencoi se marrëdhënia jonë me Turqinë është e fortë, e gjerë dhe e thellë, marrëdhënie edhe historike edhe kulturore.

“Ne dëshirojmë, që marrëdhëniet e shkëlqyera që i kemi me Republikën e Turqisë, t’i avancojmë edhe më tej në bashkëpunim sidomos në dy fusha: në ekonomi e tregti në njërën anë dhe në mbrojtje e siguri në anën tjetër”, tha kryeministri Kurti.

Duke i njoftuar për progresin e Kosovës deri më tani, kryeministri tha se katër fusha ku janë bërë investimet më të mëdha janë: mbrojtja e siguria, bujqësia, arsimi edhe shëndetësia.

Në aspektin e sigurisë ai përmendi ushtarët dhe oficerët e ushtrisë, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve janë në Republikën e Turqisë duke u trajnuar në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për mbrojtjen dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

“Të dashur bashkatdhetarë, ne jemi të interesuar që ju të vini sa më shpesh në Kosovë, linjat ajrore janë të përditshme prej disa qyteteve, por nuk kërkojmë prej jush që të vini e të sakrifikoni për të kontribuar, por të vini të investoni për të fituar. Të gjithë ju që jeni ndërmarrës, një degë të biznesit tuaj, ejani edhe barteni në Kosovë”, ishte një ndër thirrjet kryesore të kryeministrit në këtë takim, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e zhvillimit ekzistues të Kosovës, njofton Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri shtoi se mërgata është urë e shkëlqyeshme për bashkëpunime shumë të mëdha e të reja midis Kosovës edhe Turqisë, por jo vetëm, po edhe të Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës e të Malit të Zi.

“Pra, kudo që janë shqiptarët në Ballkan mund të krijojnë ura bashkëpunimi ekonomik, tregtar, kulturor me juve këtu, njësoj qysh i kemi edhe turqit në Kosovë të cilët gjithashtu janë urë e bashkëpunimit të Kosovës me Turqinë”, shtoi kryeministri.

Vizita e kryeministrit Kurti nesër do të pasohet nga pjesëmarrja në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë që paraqet një mundësi për thellim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika