Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006 në Mal të Zi, 55.5 për qind e qytetarëve u shprehën pro pavarësisë së këtij vendi.
Pavarësia e Malit të Zi u shpall më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti, Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007, anëtar i Këshillit të Evropës.
Më 5 qershor 2017, Mali i Zi u anëtarësua edhe në organizatën më të fuqishme ushtarake në botë – NATO.