Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftuar se ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, testimet po kryhen në tërë Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK).
“Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer ekzaminimet e këtyre pjesëtarëve të policisë. ShSKUK, më herët ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të ofruar kontrolle sistematike të policëve të Kosovës dhe po ashtu, kontrolle për rekrutët rinj të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.