ASK: Shënohet ulje e industrisë në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka nxjerrë raportin me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur uljen e indeksit të vëllimit industrial për muajin mars 2022

Ilustrim - Industria në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka nxjerrë një raport me Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin mars 2022.

Raporti i ASK-së, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: nxjerrëse, përpunuese, furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Indeksi i vëllimit të prodhimit (2020=100)

Në muajin mars të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e industrisë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (mars 2021) ishte: Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) 0,32%; Industria përpunuese 0,53%; Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 0,64% dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave 0,06%.

Ndryshimi i Indeksit të vëllimit të prodhimit industrial për periudhën Mars (2021) – Mars (2022)

Në raport thuhet se në muajin mars të vitit 2022 indeksi i numrit të punësuarve në sektorët e industrisë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (mars 2021) ishte: industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) 0%; Industria përpunuese 0,06%; Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar -0,05% dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave 0,03%.

Ndryshimi i Indeksit të vëllimit të prodhimit industrial sipas aktiviteteve

Për nga vëllimi i prodhimit, indeksi tregon se Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) ka dalë 0%, Industria përpunuese 0,45%, Furnizime rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 0,80% dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave 0,25%.

Ndryshimi i indeksit të vëllimit të prodhimit industrial për periudhën mars 2021- mars 2022 ka qenë nga Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) për 0,32%, Industria përpunuese 0,53%, Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 0,64% dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave për 0,06%.

Ndërsa, sa i përket indeksit të numrit të të punësuarve nga aktiviteti industrial ka qenë: Industria nxjerrëse 0,02%, Industria përpunuese 0,10%, Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 0,07% dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave 0,05%.

Indeksi i numrit të të punësuarve nga aktiviteti industrial (2020=100)

Sa i përket ndryshimit të indeksit të numrit të të punësuarve nga aktiviteti industrial për peridhën mars 2021-mars 2022: Industria nxjerrëse(minierat dhe guroret) 0%, Industria përpunuese 0,06%, Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar 0,05% dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave 0,03%.

Ndryshimi i indeksit të numrit të të punësuarve nga aktiviteti industrial për periudhën Mars (2021) – Mars (2022)

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika