Me moton “Kemi qenë dhe do jemi të gjithë në Republikën e Kosovës”, nis java e Krenarisë, e cila parasheh për gjatë një jave aktivitete të ndryshme për të vetëdijesuar opinion për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë.
Pjesë kanë marrë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e shefja e grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari si dhe ambasadorë të shteteve.
Ndonëse ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, ai nuk është pjesëmarrës.
Me një poezi e ka nisur fjalen e saj Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se meqë Kurti gjendet jashtë vendit do ju drejtohem në emer të qeverisë së Kosovës.
“Dua të ju urojë veçanërisht atyre që s’janë këtu, për shkak të stigmës. Na pret një javë me plot aktivitete për mbështetjen e LGBTI, Kushtetuta jonë lartëson të drejtën e njeriut. Mos votimi i Kodit civil na ka treguar se duhet punë e angazhim me emancipimin e të drejtave të njeriut, demokracia që bota është zhvilluar,” ka thënë Haxhiu.