Postimi i zëvendëskryeministrit ishte fshi pak pas publikimit, mirëpo nuk kaloi pa u vërejtur nga mediat.
Lidhur me këtë veprim, ka reaguar Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendskryeministrit Bislimi, i cili ka thënë se postimi në fjalë është shpërndarë gabimisht.
“Postimi në profilin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi është shpërndarë gabimisht. Gjatë shfletimit të postimeve në rrjetin social ‘Facebook’, është klikuar paqëllim butoni i shpërndarjes”, ka shkruar Kadiu, në Facebook.
Ai ka thënë se postimi ishte fshirë sapo ishte vënë re dy minuta pas shpërndarjes.
Më tutje, ai ka thënë se “Kosova dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie solide bashkëpunimi. Një shpërndarje e tillë e paqëllimshme, nuk duhet të keqpërdoret për të nënkuptuar mesazhe që nuk ekzistojnë”.