Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar për bisedën telefonike mes shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lilës dhe tashmë terroristit Milan Radojçiq.
“Alo, ZEMLAKA! Për ata që po pyesin për koalicione. Me çiftin e Mimozës koalicion, a ? Unë kurrë jo! NEIN!,” shkruan Kastrati.
Kastrati ka akuzuar Kurtin duke shkruar se me veprimin e tij politik qysh nga viti 1999 “ka çu ujë në mulli të Serbisë e Rusisë.”
E sipas Kastratit, Kurti ka në ekipin e tij “të afërm të komunistëve jugosllav”.
“Prandaj, jo rastësisht ai ka në ekipë çiftin e Mimozës, Surroit, e nipat e mbesat e komunistëve të Jugosllavisë që me veprimet e tyre po e zhbëjnë shtetin e Kosovës.”
Teksa shton se biseda e Mimozës me Radojçiqin, nuk arsyetohet.
Postimi i plotë:
Alo, ZEMLAKA! Për ata që po pyesin për koalicione. Me çiftin e Mimozës koalicion, a ? Unë kurrë jo! NEIN !
*****************************
Unë ka disa vite që bindshëm kam përsëritur që Albin Kurti me çdo veprim të vetin politik që nga 1999 ka çu ujë në mulli të Serbisë e Rusisë.
Prandaj, jo rastësisht ai ka në ekipë çiftin e Mimozës, Surroit, e nipat e mbesat e komunistëve të Jugosllavisë që me veprimet e tyre po e zhbëjnë shtetin e Kosovës.
Duhet me qenë shumë anti-shqiptar me arsyetu bisedën e Mimozës me “zemlakun” e vet!
Duhet me qenë edhe ma anti-shqiptar me arsyetu faktin që Kurti ka sanksione nga BE e SHBA, pra nga ata të cilët e kanë bombardu qendrën e urat e Beogradit për me i ndal masakrat e ” zemlakut” nëpër Gjakovë e kudo nëpër Kosovë!
Ndërsa, unë për vete flas, do të isha edhe më anti-shqiptar me votu një koalicion me çiftin e Kusarit!
Unë jam i sigurt se do të vij koha që edhe tifozët që aktualisht e përkrahun Kurtin do ti lëshoj anestezioni politik e inati primitiv dhe nuk do ti mëshojnë murit me kokë siç bëjnë ende disa prej tyre sot !
Për ata që mendojnë me i dhënë votë Mimoza Kusarit ju sugjeroj një xhiro nëpër Mejë e Korenicë apo ndonjë video inçizim të bombardineve të NATO-s në Beograd e Novi Sad….ose sulmin e ZEMLAKUT në Banjskë!
Një fqinj i imi thoshte : “Zot jep mend aty ku ska”!
Siç raportoi “Nacionale”, kjo është një pjesë prej më pak se 1 minut e bisedës në mes të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari dhe Millan Radojciq, e zhvilluar me ndërmjetësim të Sllavko Simiq nga Lista Serbe.
Sllavko Simiq: Kolege, kam ardhë te Milani, dëgjohu me të.
Mimoza Kusari-Lila: Në rregull.
Millan Radojçiq: Alo zemlajke, a po nihemi?
Mimoza Kusari: Po, po të dëgjoj.
Milan Radojçiq: Qysh je qysh po kalon?
Mimoza Kusari: Qe, qe në Kuvend i kam pasë disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi.