Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar ekipin e trajnimit për deminim, pjesëmarrës të së cilit, janë edhe disa ukrainas.
Përmes një postimi në Twitter, Abbott ka shkruar se këta ukrainas që po trajnohen do të bëjnë ndryshime rrënjësore në atdheun e tyre.
“Ishte frymëzuese të vizitoja ekipin e trajnimit MAT të deminimit dhe pjesëmarrësit ukrainas, të mbështetur nga shoqata bamirëse britanike “Friends of Ukraine EOD”, ka shkruar ai, gjersa ka shtuar se “burrat dhe gratë që kanë marrë pjesë në këtë kurs do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në atdheun e tyre”.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, disa ukrainas kanë ardhur në Kosovë për të marrë trajnim intensiv nga instruktorë të deminimit.
Shumë vende të botës kanë ofruar strehim për qytetarët ukrainas në nevojë. Kosova radhitet në mesin e vendeve perëndimore që ka dënuar luftën ruse, e që njëherësh ka ofruar strehim për disa qytetarë dhe gazetarë nga ky vend.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, në maj të këtij viti. Gjatë takimit, ata kishin diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve dhe çështjet e sigurisë.
It was inspiring to visit MAT demining to meet the training team and Ukrainian participants, supported by the British charity Friends of Ukraine EOD.
The men and women who have taken part in this course will make a real difference to their homeland.#WestandwithUkraine pic.twitter.com/8qZyuGZbye
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) June 11, 2022