Hapja e urës së Ibrit dikur ishte pjesë e dialogut me Serbinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po kërkojnë që hapja e urës së Ibrit të diskutohet dhe të zgjidhet në procesin e dialogut. Ndonëse nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga Qeveria Kurti, për këtë temë në vitet 2015-2016 kishte dy marrëveshja një plan të detajuar të punës, por që kurrë nuk u zbatuan. Gati 10 vite pas njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se kërkesa që hapja e urës së Ibrit të diskutohet në dialog nuk është befasi dhe as e papritur

Ky është plani vizual i urës së Ibrit, projekt për të cilin Kosova dhe Serbia ishin pajtuar në Bruksel, bashkë me dy marrëveshje të nënshkruara.

Projekti pothuajse identik me këtë që ishte hartuar në letër është realizuar edhe në terren, por mungon vetëm një detaj por kryesori, ura kurrë nuk është hapur për qarkullimin e veturave.

Për urën që ishte mbyllur fillimisht pas luftës nga KFOR-i francez, në vitin 2014 BE kishte hartuar një plan.

Një vit më vonë Kosova dhe Serbia u pajtuan për hapjen e urës.

Nga rruga u hoq i ashtuquajturi “Parku i Paqes”, me vazo me bredha. Nga betoni e zhavorri në vitin 2014, tentohej që hapja e urës t’i paraprijë qarkullimit por edhe dialogut e pajtimit.

Dokumenti parasheh që ura të hapet për qarkullim jo më vonë se qershori i 2016-s.

Ky plan nuk u bë realitet. Në gusht të 2015 palët prapë ranë dakord për një plan të ri.

Sipas marrëveshjes deri më 14 gusht 2016 synohej rvitalizimi i urës ndërsa rruga “(mbreti) King Peter” ishte në plan të kthehej në shëtitore për këmbësorë apo shesh. Data 20 janar e 2017-s ishte përcaktuar si dita kur urën do ta kalonte vetura e parë civile.

As ky plan kurrë nuk u realizua.

Marrëveshja e dytë nuk u zbatua për shkak se komunat e Mitrovicës Jugore dhe asaj veriore nuk u pajtua asnjëherë me përcaktimin e kufijve administrativ për lagjet Suhadoll dhe Kroi i Vitakut.

Kjo temë ka qenë vazhdimisht e diskutuar, por vetëm së fundi është kthyer në qendër të vëmendjes vetëm pas paralajmërimeve për hapje për qarkullim nga Zëvendëskomandanti i Policisë për Rajonin e Veriut.

Kjo ide hasi në kundërshtim nga faktori ndërkombëtar, gjë që është e pritshme sipas vëzhguesve të procesit të dialogut.

Analisti Shkodran Ramadani beson se prapa iniciativës për çështjen e urës së Ibrit qëndron Qeveria, por që mendon se hapja eventuale e saj është thikë me dy teha.

“Edhe nëse ka sukses, edhe nëse arrin Kosova që ta hap urën e Ibrit, ajo i hapë rrugë marrëveshjeve tjera. E këtu është elefanti në dhomë që është marrëveshja më e padëshiruar e Kosovës, marrëveshja më problematikë që është për asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka thënë politologu Shkodran Ramadani.

Sipas tij, hapja e urës për qarkullim do të ishte fitore pakrahasimisht më e vogël krahasuar me hapjen rrugë për zbatimin për asociacionin.

“Më duhet si kalkulim për zvarritje të procesit të dialogut, shmangies të themelimit të asocioacionit të komunave me shumicë serbe, dhe për shkak se jemi në vitin elektoral, dhe tash normal Qeveria Kurti është e interesuar që të elektrizojë bazën e vet elektorale”, është shprehur ai.

Sipas politologut Ramadani, kritikat për trajtim të pabarabartë ndaj ndërmjetësuesve mund të ketë por ato do të duhej të ngritshin para marrëveshjes bazë dhe aneksit të saj, sepse në atë kohë këto dokumente konsideroheshin fitore për Kosovën, me ndërmjetësuesit që janë tash.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika