Gjatë ditës së sotme është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq.
Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.
- Sllavko Simiq: Kolege, kam ardhë te Milani, dëgjohu me të.
- Mimoza Kusari-Lila: Në rregull.
- Millan Radojçiq: Alo zemlajke, a po nihemi?
- Mimoza Kusari: Po, po të dëgjoj.
- Milan Radojçiq: Qysh je qysh po kalon?
- Mimoza Kusari: Qe, qe në Kuvend i kam pasë disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi.
Për këtë sekuencë, e cila – nuk dihet se cka është folur këtu e tutje, gazetari Berat Buzhala i ka dërguar pyetje znj.Mimoza Kusari-Lila, për t’ia konfirmuar bisedën e zhvilluar në qershor të vitit 2022.
Biseda është zhvilluar në kohën kur Millan Radojçiq veçse pati hyrë në Listën e Zezë.
Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe, raporton Nacionale.
Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.
“…Në të cilin gjatë bisedës Sllavko, ne…e thërret, e lëshon në speaker phone. Ai flet shqip”.
Por, pavarësisht kësaj interviste në Debat Plus, bërë nga Kusari-Lila menjëherë pas publikimit të Aferës Zrdavo nga Gazeta Nacionale, nga bashkëbisedimi i sotëm ekskluziv, del të jetë ndryshe.
“Mimoza këtu nuk po duket e nxanne në pritë, duket që e ka pritë këtë bisedë”, thotë Buzhala, teksa komenton videon.
Para afro një viti, Gazeta Nacionale pati publikuar përgjimet mes Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, e ku përmes tij, ajo e para komunikonte edhe me të sanksionuar famëkeq dhe në Listë të Zezë të ShBA’së, Milan Radojiçiqin.
Kusari-Lila, e cila fillimisht e mohonte të ketë biseduar me Radojiçiqin, e për të kapërcyer në fraza se ka biseduar “vetëm 2-3 minuta” e deri te mosmohimi i krejtësishëm, pati dorëzuar padi në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj bashkëfolësit të saj në Aferën “Zdravo”, Sllavko Simiqit.