Geci: Mbi shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit ka qenë antena e Valës 900

Gani Geci

Ish-deputeti Gani Geci, ka treguar në “Debat Plus” në RTV Dukagjin se në vitin 2009-2011 “ne” kemi filluar hetimin e Milan Radojçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit me amerikanë.

Në pyetjen e gazetarit se kush janë këta “na”, Geci thotë “Unë si ndihmës i tyre me KFOR-in amerikan në Bondstill”.

Ai ka treguar se amerikanët e kanë ftuar pasi që ai ka qenë kryetar i komisionit për siguri[në Kuvendin e Kosovës].

“E kemi fillu hetimin e Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radojqiqit”. Ai ka treguar se mbi shtëpinë e Zvonko Veselinoviqit ka qenë “antena e Valës 900”.

Më tej ai kathënë se për këtë antenë Veselinoviqi ka “marrë pagesë prej postës së Kosovës[Telekomit të Kosovës] në vitin 2010, 2011…ne kemi fillu me i hek antenat,” ka thënë Geci.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika