Gani Geci ka thënë se Millan Radojçiq kishte ftuar shqiptarë në festë në villën e tij në veri, dhe se sipas tij aty ishin shumë shqiptarë.
Ai ka thënë se villën e Radojçiqit e kanë ndërtuar shqiptarët.
“Bile unë e kam pas njërin në burg që ia ka ngjitë keramikat… ai djali e din krejt kush ka qenë prej shqiptarëve aty, kur është bë banketi, kur ka qenë Agim Bahtiri, kur o ardh Ramush Haradini, kur jon shku, ai ma ka spjegu bile edhe fotot i kom pa”, ka thënë Geci në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
“Krejt punëtorët kur e ka përfunduar villën i kish thirrë ai[Radojçiq]… dhe kanë shku atje në banket të Millan Radojçiqit plot shqiptar”, por kur është pyetur nga moderatori se në cilin vit ai djali kishte vendosur qeramikën në atë villë, Geci thotë se nuk e din.
“Nuk e kom pyt, muj me pyet se unë s’po du me spekulu në këtë drejtim”.
Gjithashtu, në pyetjen se a ka ndodhur një gjë e tillë në kohën e qeverisë Kurti, Geci ka thënë “jo se di”.