Në qytetin e Mitrovicës është arrestuar një person pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy femra.
Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje,” shkruhet në raportin e policisë.