Bie ndjeshëm numri i studentëve në Universitetet e Kosovës

Në Kosovë, sipas statistikava nga ASK-ja në bashkëpunim me MASHTI-në, bëhet e ditur se nga viti 2022, ka rënie të studentëve në Universitet e Kosovës, me mbi 17 mijë më pak se vitin 2021. Ndërsa, numri i përgjithshëm i fëmijëve, nxënësve dhe studentëve në të gjitha nivelet e arsimit në sektorin publik dhe privat për vitin 2022, ka dalë të jetë mbi 20 mijë më pak se në vitin e kaluar

Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), kanë nxjerrë një raport me statistika, ku është bërë e ditur se numri i studentëve në Universitetet e Kosovës ka rënie, krahasuar me vitin 2020.

Numri i studentëve nga viti 2020/2021 në arsimin universitar ishte 95 mijë e 335, prej tyre 54 mijë e 753 studentë ishin në universitetet publike, ndërsa në kolegjet private kanë qenë, gjithsej, 40 mijë e 582 studentë.

Ndërsa, tani numri i studentëve në arsimin universitar është 82 mijë e 389, prej tyre në universitetet publike, gjithsej, 50 mijë e 188 studentë, ndërsa në kolegjet private, 32 mijë 201 studentë.

Ndërsa, sa i përket numrit të përgjithshëm të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve në të gjitha nivelet e arsimit në sektorin publik dhe privat për vitin 2021/2022, ka dalë të jetë mbi 20 mijë më pak se vitin e kaluar.

Numri i fëmijëve, nxënësve dhe studentëve në të gjitha nivelet e arsimit në sektorin publik dhe privat 2021/2022

Gjithashtu, sipas statistikave për gjininë e nxënsëve dhe të studentëve, është bërë e ditur se në universite në nivelin bachelor dominojnë gjinia femërore, ndërsa në shkollat e mesme të larta dominojnë gjinia mashkullore.

Numri i përgjithshëm i studentëve në nivelin bachelor në vitin akademik 2021/2022, është 28 mijë e 765, duke dominuar gjinia femërore.

Ndërkaq, numri i studentëve të gjinisë mashkullore është 13 mijë e 81, ndërsa 15 mijë e 684 janë të gjinisë femërore.

Numri i studentëve të regjistruar në nivelin Bachelor në Universitetet Publike në vitin akademik 2021/2022

Numri i nxënësve, sipas gjinisë, në shkollat publike te klasat nga një deri në 13 nga gjinia mashkullore është 159 mijë e 595, ndërsa nga gjinia femërore është, gjithsej, 149 mijë e 951, pra gjinia mashkullore dominon me mbi nëntë mijë.

Nxënësit në arsimin privat sipas niveleve

Ndërsa në arsimin privat, numri i nxënësit sipas gjinisë, ishte i afërt si në shkollat publike, ku dominuan meshkujt me afër 1 mijë më shumë, pra gjinia mashkullore me 9 mijë e 548, ndërsa gjinia femërore me 8 mijë e 582.

Sipas të dhënave të paraqitura në tabelë, nga 24 mijë 196 fëmijë në nivelin parashkollor dhe parafillor, 48.0 % i takojnë gjinisë femërore.

Numri i fëmijëve në nivelin parashkollor/parafillor në %

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, bëhet e ditur se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor është, gjithsej, 32 mijë e 397, prej tyre në sektorin publik 24 mijë e 431 fëmijë, ndërsa në sektorin privat 7 mijë e 966 fëmijë.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të ulët është, gjithsej, 224 mijë e 429, prej tyre në sektorin publik janë 217 mijë e 977, ndërsa në sektorin privat 6 mijë e 452.

Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë është 70 mijë e 850, prej tyre në sektorin publik 67 mijë e 138, ndërsa në sektorin privat janë 3 mijë 712 nxënës.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin special është 291 nxënës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika