Pronari i kompanisë “Baykar” pas vizitës së Kurtit: Së bashku do punojmë për të siguruar paqe

"Teknologjia jonë e avancuar UAV forcon aftësitë tona mbrojtëse dhe kontribuon në paqen dhe sigurinë rajonale. Së bashku, ne do të punojmë për të siguruar paqen dhe promovojmë partneritete të qëndrueshme”, ka shkruar pronari i kompanisë së dronëve Bayraktar TB-2 në Turqi, Haluk Bayraktar

Pronari i kompanisë së dronëve Bayraktar TB-2 në Turqi, Haluk Bayraktar ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për vizitën e tij në kompaninë “Baykar” me ç’rast  vizitoi edhe prototipin e avionit luftarak pa pilot të kësaj kompanie.

Bayraktar ka thënë se teknologjia e avancuar e kompanisë kontribuon në sigurinë rajonale.

“Faleminderit kryeministër Albin Kurti për vizitën tuaj. Ne jemi të nderuar me vizitën tuaj dhe jemi krenarë që prezantojmë prototipin e Kizilelma. Teknologjia jonë e avancuar UAV forcon aftësitë tona mbrojtëse dhe kontribuon në paqen dhe sigurinë rajonale. Së bashku, ne do të punojmë për të siguruar paqen dhe promovojmë partneritete të qëndrueshme”, ka shkruar Haluk Bayraktar në platformën “X”.

Kosova bleu dronin Bayraktar TB-2 vitin e kaluar nga kompania turke, për të cilat Kurti kishte thënë se ato do të përdoren për të rritur sigurinë në vend.

Kurti viziton kompaninë që prodhon dronët e njohur Bayraktar

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika