Disa nxënës të shkollës së mesme krijojnë robotin e titulluar “Ajnshtajn”

“Ajnshtajn” quhet roboti i parë i krijuar nga nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë. Ky robot shërben për të treguar jetën reale të shkencëtarit Albert Ajnshtajn.

Për të diskutuar detaje të hollësishme se si lindi ideja e ndërtimit të tij dhe pse u krijua, në emisionin “Rreth e Rrotull” janë ftuar nxënësi programer, Enis Kasumi nga Shkolla Finlandeze në Kosovë dhe profesoresha e Informatikës, Rinesa Rexhepi.

Nxënësi Enes Kosumi ka theksuar se për krijimin e këtij projekti kaq madhor janë angazhuar gjashtë nxënës së shkollës së mesme, si dhe profesoresha e informatikës, dhe se ky projekt ka zgjatur rreth gjashtë muaj punë intensive.

“Emrin e ka Ajnshtajn. Ka me tregu rreth jetës se sa ka qenë i gjallë Ajnshtajni. Robot i krijuar nga nxënësit e shkollës finlandeze në Kosovës. Ka marrë pak kohë si projekt, i cili ka qenë shkaku ideja dhe fillimi se nuk kemi pasur shumë njohuri. Ky robot është vetëm pjesa e kokës dhe është i punuar me 3D printer. Trupi është statik dhe e kemi krijuar me stiropol e nuk ka funksion të plotë. Roboti ka me pas rolin e Ajnshtajnit dhe do të përgjigjet rreth jetës së tij. Me këtë projekt kanë punuar gjashtë persona. I vetmi Kosovë që është i punuar nga nxënësit e shkollës së mesme”, deklaroi ai.

Programeri Kasumi tregoi se në krijimin e këtij roboti kanë bashkuar tri gjuhët programuese, C++ , Python dhe Java.

“Sfida për projektimin ka pasur shumë, qoftë në gjetjen e pjesëve të ndryshme të robotëve. Funksioni i gojës është funksional dhe kemi punuar me disa gjuhë programuese  C++, python dhe Java. Këto të fundit ndihmojnë në krijimin e tij. C++ është një gjuhë arduenin, ku mbartet rryma nga roboti në kompjuter për të vuar në funksion robotin”, theksoi ai.

E profesoresha Rinesa Rexhepi deklaroi se projektimi dhe krijimi i robotit të titulluar “Ajnshtajn”, ka qenë një projekt sfidues dhe që i ka marrë gjashtë muaj kohë deri te lansimi i tij.

E për suksesin e nxënësve të saj, profesoresha Rexhepi deklaroi se ndihet krenare për arritjet e tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika