“Dukagjini” vjen me një ofertë deri në 50% zbritje në “Panairin e 24-t të Librit” në Prishtinë

Dukagjini

Në shenjë të përkushtimit ndaj një shoqërie me vlera, në “Panairin e 24-t të Librit” në Prishtinë, shtëpia botuese “Dukagjini” prezantohet me një ofertë mjaft të përshtatshme për të gjithë dashamirësit/et e librit në Kosovë.

30% zbritje në të gjitha botimet për fëmijë
40% zbritje në kolanën “Anima”
deri në 50% zbritje në të gjitha botimet e tjera të “Dukagjini”-t

Në ofertën e “Dukagjinit”, ju mund të gjeni tituj të përzgjedhur të librave në çdo fushë, nga letërsia, kritika, biografitë, shkencat shoqërore e humane e deri te librat për fëmijë. Përveç gamës së gjerë të librave dhe shumëllojshmërisë, “Dukagjini” po sjell 35 botime të reja, prej të cilave 14 botime ekskluzive për këtë Panair – duke dëshmuar punën e pandalshme drejt pasurimit të botës letrare për secilin tip lexuesi.

E njohur për kolanat e saj klasike si “Fryma”, “Rozafa” dhe “Balkan Books”, në dy vitet e fundit, kjo shtëpi botuese ka zgjeruar gamën e saj me kolanat: “Anima”, “Magnum opus”, “Evropa kreative”, “Klasikët”, serinë e “Lektyrave shkollore” dhe serinë e librave të nobelistit Hermann Hesse, si dhe botimet e veçanta të autorëve të huaj e shqiptarë, për të rritur dhe fëmijë. Secila kolanë është pasuruar me tituj të rinj dhe shumë të veçantë që presin të shfletohen nga ju.

Përveç kësaj, shtëpia botuese ofron edhe botime të reja nën imprintin “Lekë”, për të interesuarit e ndjekësit e librave më të fundit, nga fusha të ndryshme.

Shfrytëzoni këto oferta të kufizuara dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje me vlerë të veçantë letrare e kulturore. Mos harroni ta vizitoni stendën “Dukagjini” në Panairin e Librit në Prishtinë dhe të shfrytëzoni këtë mundësi të shkëlqyeshme për ta zgjeruar koleksionin tuaj të librave!

Kjo ofertë është një shenjë e qartë e angazhimit të “Dukagjini” në promovimin e leximit dhe kulturës së librave në Kosovë.

Nën moton “Përgjigjja është libri”, edicioni i 24 -të i Panairit të Librit në Prishtinë do të mbahet në Pallatin e Rinisë, nga 5 deri më 9 qershor. Panairi organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe këtë vit pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ju mirëpret në shtandin e saj!

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika