Zv/ministri i Kurtit mbron Kusari-Lilën: Po tentojnë me ia prishë imazhin  

Zëvendësministri i i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, i cili vjen nga radhët e Alternativës që është në koalicion ma partinë në pushtet, Vetëvendosjen, ka komentuar bisedën e Mimoza Kusari-Lilës dhe kryekriminelit, Millan Radojçiq.

Tafarshiku ka thënë se po tentohet t’i prishet imazhi Kusari-Lilës dhe ka kërkuar që bisedat duhet të publikohen të plota.

“Është bërë një drama në vete duke filluar prej vitit të kaluar, me rastin e tentimeve për prishje të imazhit të një gruaje në politik. E kom marrë diçka që është montuar… sponsorizuesit e këtyre publikimeve kushdo qofshin ata, është dashtë pikë e presje, nëse paskan qasje ose përmes Listës Serbe ose përmes ndonjë organi tjetër. Pikë e presje e jo me montazhe”, ka thënë Tafarshiku në një lidhje direkte në “Debat Plus”.

Teksa po fliste për Listën Serbe, kriminelin Radojçiq dhe akuzoi qeveritë e kaluara për bashkëpunim me ta, zv/ministri i Kurtit e ka cituar edhe Skënderbeun.

“Listën Serbe po më shtini me citu thënien e Skënderbeut… Listën Serbe Qeveria Kurti, Mimoza Kusari e gjithë kjo kastë politike e ka gjetë në mesin e këtyre”, ka thënë Tafarshiku.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika