Hoxha për Kusari-Lilën: Duhet të japë dorëheqje, e ka humbur besueshmërinë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila duhet të jap dorëheqje pasi e ka humbur besueshmërinë publike, pas bisedave që ka bërë me kryekriminelin Millan Radojçiq.

Sipas Hoxhës, më pas rreth këtyre deklarimeve Kusari-lila e ka manipuluar opinionin publik.

“Unë për këtë mendoj që Kusari-Lila duhet me marrë përgjegjësi politike dhe përgjegjësia politike nënkupton që duhet me dhanë dorëheqje sepse ajo e ka hup besueshmërinë publike. Pastaj në intervistën (në Debat Plus] i bënë një sërë deklaratash problematike të cilat e zhveshin nga besueshmëria sepse shefi i grupit parlamentar duhet të jetë një njeri i besueshëm në publik.

Nuk mundesh tash ti me thënë e  po valla po e pasna bisedu me Radojciqin më në fund, pasi më zënët, por në fillim provova diqysh me shpjegu,  po tash pasna fol …ndoshta edhe jo bash njëherë, po dy herë se njëherë kom fol veç shqip, tash te këqyrim, a kom fol edhe serbisht”, ka thënë ai ndër të tjera”, ka thënë Hoxha në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika