Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar përmes një postimi lidhur me komentet e ndryshme që i janë bërë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pas disa fotografive të publikuara nga darka e liderëve të Evropës Juglindore në samitin SEECP në Selanik të Greqisë.
Përmes këtyre fotografive, janë paraqitur disa raporte të ftohta ndërmjet të parës së vendit, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.
Çitaku ka shkruar se “Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë.”
Ajo është shprehur se sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror.
“E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeministrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera”, ka shkruar ajo.
Gjithashtu, sa i përket mbështetjes për Kosovën, ajo është shprehur se në shumë situata jo të lehta për Kosovën, kryeministri i Shqipërisë ka qenë i gatshëm gjithmonë.
“Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet”, shtoi Çitaku.
Ndërkaq në përfundim të këtij reagimi, ajo ka thënë se ky është një gjest keqardhjeje kur në ditën e çlirimit të Kosovës, duhet që të rikujtojë ndihmën e jashtëzakonshme që Shqipëria ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Sibel Halimi: Liderë me kurriz të kthyer nga njëri tjetri, kjo nuk duhet të jetë fotografia jonë